Produktet

Miell

Pasta

KËRKO SIPAS

Formës

Nevoja Dietike

Vështirësia

Stili jetesës

Stili recetës

Përbërësit

Atlas Corporation prezanton Ola Foods në panairin më të madh të industrisë ushqimore në TuttoFood Milano 2026

Rreth artikullit

Mes kompanive dhe brandeve më të rëndësishme të sektorit ushqimor, kompania shqiptare Ola Foods po prezantohet këtë vit në TuttoFood Milano 2026, një nga panairet më prestigjioze dhe më të rëndësishme të industrisë ushqimore në Europë.

I zhvilluar në Milano, TuttoFood mbledh çdo vit kompani lider, prodhues, distributorë dhe rrjete të mëdha shpërndarjeje nga Europa, SHBA dhe shumë vende të tjera të botës, duke e kthyer eventin në një nga pikat më të rëndësishme të takimit për industrinë globale të ushqimit.

Pjesëmarrja në TuttoFood vjen në një moment të rëndësishëm për Ola Foods, e cila vitet e fundit ka zgjeruar ndjeshëm praninë e saj në tregjet e huaja. Sot, produktet e kompanisë janë prezente në 4 kontinente dhe mbi 30 shtete, duke e kthyer brandin në një nga emrat shqiptarë me shtrirjen më të gjerë në këtë sektor.

Fokusi i prezantimit është tek produktet kryesore të Ola Foods, mes tyre Mielli Ola dhe veçanërisht Pasta Ola, linja premium e kompanisë me prodhim në Venecia, Itali. Kjo linjë përfaqëson kombinimin mes standardit italian të prodhimit të pastës dhe vizionit modern të një brandi mesdhetar me prezencë në tregje të ndryshme të botës.

Në një event ku prezantohen trendet, risitë dhe zhvillimet më të fundit të industrisë ushqimore globale, Ola Foods po prezantohet përkrah disa prej kompanive më të njohura të sektorit.

Gjatë ditëve të panairit, kompania po zhvillon takime me partnerë, distributorë dhe përfaqësues të industrisë nga vende të ndryshme të botës. Kjo prani synon zgjerimin e mëtejshëm të bashkëpunimeve dhe hyrjen në tregje të reja.

Për Atlas Corporation dhe Ola Foods, TuttoFood Milano 2026 përfaqëson një tjetër hap të rëndësishëm në forcimin e idhe promovimin e identitetit produkteve premium në tregjet globale.

www.ola-foods.com

#OlaFoods #PastaOla #MielliOla #AtlasCorporation #TuttoFoodMilano2026 #PastaPremium

Shpërnda në rrjete sociale:

Artikuj të tjerë

Artikull

Atlas Corporation prezanton Ola Foods në panairin më të madh të industrisë ushqimore në TuttoFood Milano 2026

Artikull

From Veneto to Albania! Pasta Ola – for your premium taste!

Artikull

PASTA OLA – Një shije e re që na bashkon