Mielli Ola zgjeron gamën e paketimeve me tre formate të reja: 5 kg, 10 kg dhe 15 kg. Këto paketime vijnë për t'iu përshtatur më mirë nevojave të konsumatorëve apo bizneseve në aktivitetin e tyre të përditshëm.
Ola Foods, pjesë e Korporatës Atlas, e sjell këtë risi pas një pranie shumëvjeçare në treg me paketimet 1 kg dhe 25 kg. Me formatet e reja 5 kg, 10 kg dhe 15 kg, konsumatorët kanë më shumë mundësi zgjedhjeje dhe mund të gjejnë madhësinë që u përshtatet më mirë nevojave të tyre.
Kjo risi vjen në një periudhë kur kompania Ola po zgjeron vazhdimisht aktivitetin e saj edhe jashtë Shqipërisë. Aktualisht, Ola Foods është e pranishme në mbi 30 shtete dhe në 4 kontinente, ku produktet e saj kanë gjetur vend në tregje të ndryshme.
Tashmë edhe paketimet e reja të Miellit Ola janë të pranishme në tregje ndërkombëtare si SHBA, Itali, Francë, Angli, si dhe në vende të tjera ku kompania eksporton produktet e saj. Krahas tregjeve ku operon aktualisht, Ola Foods vijon të punojë për të zgjeruar praninë edhe në vende të reja.
“Gjatë këtyre viteve kemi krijuar bashkëpunime në tregje të ndryshme ndërkombëtare, ku produktet Ola kanë qenë të pranishme edhe në vende si SHBA, Itali, Angli, Francë, etj. Paralelisht, po vijojmë të punojmë për të zgjeruar praninë tonë edhe në tregje të reja”, shprehet përfaqësuesi i Ola Foods, Luis Palluqi.
Sa i përket produktit, ndryshimi është vetëm te madhësia e paketimit. Cilësia e miellit mbetet e njëjtë, ashtu si edhe standardet e prodhimit dhe përzgjedhjes së lëndës së parë. Paketimet e reja të Miellit Ola janë projektuar për ta mbrojtur produktin dhe për ta mbajtur të freskët deri në përdorim.
Me formatet 5 kg, 10 kg dhe 15 kg, Mielli Ola sjell më shumë mundësi zgjedhjeje për familjet dhe bizneset, duke ruajtur cilësinë dhe karakteristikat që konsumatorët njohin prej vitesh.
#PaketimetMielliOla #MielliOla #OlaFoods #Atlas #Ola5kg #Ola10kg #Ola15kg #OlaExports #OlaPackaging #AtlasCorporation #Globalbrand


