Ola Foods

KËRKO SIPAS

Formës

Nevoja Dietike

Vështirësia

Stili jetesës

Stili recetës

Përbërësit

Fondacioni Domi mbështet nismën humanitare “Dhuro Gjak, Shpëto Jetë”

Rreth artikullit

Fondacioni Domi pati kënaqësinë të mbështesë nismën humanitare “Dhuro Gjak, Shpëto Jetë”, të organizuar nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Shqipëri-Turqi (ATTSO) në bashkëpunim me Kryqin e Kuq Shqiptar. Aktiviteti u zhvillua në Piramidën e Tiranës ku mblodhi së bashku qytetarë, institucione, organizata dhe përfaqësues të biznesit.

Si sponsor i kësaj nisme, Fondacioni Domi, pjesë e Korporatës Atlas, ishte i pranishëm për të mbështetur një kauzë të rëndësishme të solidaritetit njerëzor: dhurimin vullnetar të gjakut. Kontribues në këtë nismë ishte i gjithë Grupi Atlas me kompanitë e tij Ola Foods, Atlas Mills, Besniku, Atlas Energy, Atlas Development dhe Edil Centro. Përmes pjesëmarrjes në aktivitete të tilla, fondacioni synon të kontribuojë në rritjen e ndërgjegjësimit dhe përfshirjen e qytetarëve në iniciativa me ndikim pozitiv.

Dhurimi i gjakut mbetet një nevojë e vazhdueshme për sistemin shëndetësor dhe një kontribut i çmuar për pacientët që kanë nevojë për trajtime apo ndërhyrje mjekësore. Pikërisht për këtë arsye, nismat si “Dhuro Gjak, Shpëto Jetë” kanë një rol të rëndësishëm në sensibilizimin e qytetarëve. Në këtë rast qytetarët treguan një dëshirë të madhe për të qenë pjesë e këtij kontributi ku një pjesë shumë e madhe u bashkuan për të dhuruar gjak, ndër to edhe përfaqësues të vetë fondacionit.La donación de sangre sigue siendo una necesidad constante para el sistema de salud y una valiosa contribución para los pacientes que requieren tratamientos o intervenciones médicas. Por esta razón, iniciativas como “Dona Sangre, Salva Vidas” desempeñan un papel fundamental en la concienciación de la ciudadanía. En esta ocasión, los ciudadanos demostraron un gran interés en formar parte de esta contribución, y un número significativo de personas se sumó a la campaña para donar sangre, entre ellas representantes de la propia fundación.

Për Fondacionin Domi, kjo lloj mbështetjeje sociale është pjesë e misionit të Korporatës Atlas duke u gjendur sa më pranë kauzave të tilla dhe projekteve sociale. Kompanitë e Grupit Atlas kanë qenë prej vitesh organizuese dhe promotorë të projekteve të përgjegjësisë sociale të korporatës. Korporata Atlas, kryesisht Fondacioni Domi falenderon ATTSO-n, Kryqin e Kuq Shqiptar dhe të gjithë pjesëmarrësit që kontribuuan në realizimin e kësaj nisme me vlerë.

Shpërnda në rrjete sociale:

Artikuj të tjerë

Artikull

Fondacioni Domi rikonstrukton dhe pajis hapësirën sportive të Shtëpisë së Fëmijës “Zyber Hallulli” në Tiranë

Artikull

Fondacioni Domi mbështet nismën humanitare “Dhuro Gjak, Shpëto Jetë”

Artikull

Markat nga Shqipëria në arenën ndërkombëtare: Aurel Domi, Zv/kryetar i Atlas Corporation, flet për suksesin e Olës në TuttoFood