Brandi shqiptar Ola Foods shënoi një tjetër sukses me pjesëmarrjen në panairin më të madh të industrisë ushqimore, TuttoFood Milano 2026.
Pas pjesëmarrjes në panair, drejtori i eksporteve i kompanisë, Z. Luis Palluqi, ka folur për interesin që Ola Foods ka marrë nga tregje dhe partnerë të ndryshëm gjatë eventit më të madh të industrisë ushqimore në Itali.
Sipas tij, prania në panaire ndërkombëtare është një mundësi e rëndësishme për të prezantuar potencialin e brandit dhe për të krijuar bashkëpunime të reja biznesi në tregje strategjike.
“Interesi që kemi marrë gjatë panairit për Olën ka qenë shumë pozitiv. Kemi zhvilluar takime me partnerë dhe distributorë nga vende të ndryshme të botës, çka tregon se brandi Ola Foods po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun ndërkombëtar,” u shpreh Z. Palluqi.
Ai theksoi se vizioni i kompanisë mbetet zgjerimi i mëtejshëm në tregjet globale, duke ruajtur standardin dhe identitetin që e karakterizon Ola Foods si një brand mesdhetar.
Aktualisht, Ola Foods është e pranishme në 4 kontinente dhe në më shumë se 30 shtete, ndërsa kompania synon të forcojë më tej pozicionin e saj në industrinë ushqimore.
Drejtori i eksporteve, Z. Luis Palluqi, nënvizoi gjithashtu se pjesëmarrja në evente të tilla është pjesë e strategjisë afatgjatë të kompanisë për të ndërtuar partneritete të qëndrueshme dhe për të hapur tregje të reja.
Pas TuttoFood Milano, Ola Foods ka konfirmuar praninë edhe në disa nga panairet më të rëndësishme globale të industrisë ushqimore, si SIAL Paris, Anuga dhe Gulfood.


